Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga KSHZ thonë se janë 2.141 ankesa për përmbledhje dhe përcaktim të...

Nga KSHZ thonë se janë 2.141 ankesa për përmbledhje dhe përcaktim të rezultatit zgjedhor

Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte deri në orën 19:30 kur skadoi afati janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje.

Pasdite para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri mbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje

Mbrëmë në orën 21 përfundoi afati për parashtrimin e ankesave për procedurën e votimit.

Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.

Pas përfundimit të afateve për parashtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments