Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNga 1 janari nis regjistrimi i të gjithë shqiptarëve në diasporë

Nga 1 janari nis regjistrimi i të gjithë shqiptarëve në diasporë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm ambasadat shqiptare do të bëjnë regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, njoftojnë mediat shqiptare.

Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme të Shqipërisë miratoi një fond të përvitshëm prej 35 milionë lekësh, që do të përdoret për këtë program, që parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020.

“Ndryshim tjetër është buxheti shtesë për regjistrimin e shtetasve jashtë shtetit. Duke pasur këtë fond ne mund të çojmë menjëherë për miratim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është gati, i hartuar nga grupi i punës dhe mund të fillojmë në vitin 2018 me procesin e regjistrimit. Ky proces është shumë i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme miratoi me votat e mazhorancës draftbuxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2018.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!