Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëNexhmedin Spahiu: Edhe zogjtë e malit e dinë se Adem Jashari agjëronte...

Nexhmedin Spahiu: Edhe zogjtë e malit e dinë se Adem Jashari agjëronte Ramazanin

Ka shpërthyer një debat tjetër i panevojshëm në rrjete sociale mes figurave të njohura publike pas deklaratës së një hoxhe se z. Adem Jashari ishte një agjërues i Ramazanit.

Këto komente po bëhen në prag të ardhjes së muajit të Shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Filozofi Blerim Latifi ka deklaruar që vetëm një agjent sekret i UDBA-s do të kërkonte t’i vishte petkat fetare komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ndërkohë, edhe shumë e shumë fotografi ku shihet z. Jashari duke pirë raki janë shfaqur në rrjete sociale, e të cilat duket se bëjnë si referencë me deklaratën e Musliut.

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur, ka sulmuar deklaratat e Blerim Latifit duke pretenduar se edhe “zogjtë e malit e dinë” që Adem Jashari agjëronte Ramazanin.

“A po gënjen apo po e thotë të vërteten Mulla Osmani? Nëse po e thotë të verteten, e unë e besoj se Mulla Osmani po e thotë të vërteten, ateherë me çfarë të drejte shpallet agjent i huaj dikush që e thotë të vërteten publike, të cilën e dinë edhe zogjtë e malit?” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Spahiu shton se atdhedashuria dhe fetarizmi nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, dhe përmend rastin e Gjergj Fishtës për ta përligjur një argument të tillë.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

“Blerim Latifi e paska sulmuar Osman S Musliun si realizator te projekteve serbe pasi paska thënë se Adem Jashari paska agjeruar Ramazanin. E para, Blerimi eskivon faktin themelor në argumentim: A po gënjen apo po e thotë të vërteten Mulla Osmani? Nëse po e thotë të verteten, e unë e besoj se Mulla Osmani po e thotë të vërteten, ateherë me çfarë të drejte shpallet agjent i huaj dikush që e thotë të vërteten publike, të cilën e dinë edhe zogjtë e malit? Atdhedashuria e fetarizmi nuk kundërshtojnë njëra tjetrën. Kush mund të thotë se Gjergj Fishta si baba i atdhetarizmit shqiptar nuk ishte një fetar i devotshëm? Pse do t’i pengonte myslimanët që Gjergj Fishtës t’i bëhet përmendore me kryq e me veshje priftërore? Aspak. Të gjithë ne që adhurojmë Gjergj Fishten si atdhetar, si mendimtar, si poet e si baba te kombit e dimë se ka qenë një katolik i devotshëm. Ky fakt nuk e bënë më të vogël. Perkundrazi, e bënë edhe më të madh. Unë e kuptoj që Blerimi si ateist kish pasë qef që Adem Jashari të ketë qenë një ateist, po ja që ata që e kanë njohur na thonë se ka qenë një mysliman i devotshëm. Unë e kuptoj që Blerim Latifi kish pasë qef që krejt Kosova të jet ateiste, po ja që regjistrimi i popullsisë së Kosoves më 2011 na provon se ateistet si Blerim Latifi janë më pak se gjysma e 1%-shit të popullsisë së Kosovës.”– u shpreh ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!