Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNesër zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet lokale

Nesër zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet lokale

Fushata zyrtare për zgjedhjet lokale, raundi i parë i të cilave është caktuar për 17 tetor, fillon nesër. Sipas të dhënave të KSHZ -së, në garë janë rreth 11 mijë kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna në vend.

Sipas të dhënave të KSHZ -së, 301 kandidatë konkurrojnë për kryetar komune, me dominim absolut mashkullor, ku vetëm 8.31% e kandidatëve janë gra. Më shumë kandidatë ka për Shkupin- 12, ndjekur nga Struga dhe Dollneni, me nga tetë kandidatë secila, ndërsa në dhjetra komunash ka vetëm nga dy kandidatë për kryetarë komune. Gjithësej janë 24 kandidatë të pavarur.

Mbi 10,600 kandidatë janë të përfshirë në garën për këshilltarë. 675 prej tyre në 15 lista janë në garë për këshilltarë në qytetin e Shkupit, si njësi speciale e vetëqeverisjes lokale, këshilli i të cilit ka 45 anëtarë. Listat më të pakta ku janë vetëm dy, me gjithsej 18 kandidatë, janë në Vevçan.

Në zgjedhjet lokale të tetorit, 1,824,864 qytetarë kanë të drejtë vote, të regjistruar në listën e votuesve që KSHZ përfundoi të Premten.

Në këto zgjedhje, për herë të parë do të përdoren aparatet për skenimin e gjurmëve të gishtërinjve, për të identifikuar votuesit. Gjithashtu parashikohet mundësia e votimit me dokumente personale të skaduara, si dhe nëse personi nuk është regjistruar fillimisht në listën e votuesve, por i plotëson kushtet për të ushtruar të drejtën e votës.

Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ, tani më ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments