Monday, December 5, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiNesër struganët do të zgjedhin kryetarin e qytetit

Nesër struganët do të zgjedhin kryetarin e qytetit

Rreth 833.710 qytetarë të Republikës së Maqedonisë të dielën do të drejtohen përsëri në kutitë e votimit për t’a hedhur votën e tyre për kryetar të komunave në rrethin e dytë zgjedhor.Poashtu edhe në Strugë do të përballen nesër në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Ramiz Merko dhe Ziadin Sela për të synuar të parin e qytetit. Zgjedhjet lokale në rrethin e dytë do të mbahen në 35 komuna nga 81 sa janë gjithsej në Maqedoni, ndërsa KSHZ është e organizuar në 1517 vendvotime. Pas shpërndarjes së materialit zgjedhor më 27 tetor, në Këshillat zgjedhor nga KSHZ kanë njoftuar se gjithçka është gati teknikisht për tu mbajtur zgjedhjet në rrethine dytë. Fushata parazgjedhore për rrethin e dytë përfundoi të premten në ora 24 ku pas kësaj ore ka filluar heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri të dielën në ora 19 kur do të përfundojë votimet, ndërkaq votimet do të hapen në mëngjesin e së dielës në ora 7.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments