Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër është ditë historike, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar

Nesër është ditë historike, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ju është drejtuar sot qyterarëve përmes një video-mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Me theks të veçantë për arritjen e fundit kombëtare “Kryeministrin shqiptar”, Ahmeti përmendi në kronologji të gjitha sukseset e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që u fituan me sakrificë dhe përkushtim.

Ndër të tjera, Ahmeti shtoi se 28 janari i këtij viti është datë historike pasiqë vendi do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, duke dëshmuar se Maqedonia e Veriut është shtet i barabartë dhe i bashkuar.

Fjalimi i plotë:

Të nderuara motra dhe vëllezër, të dashur qytetarë,

Katër vite më parë, nga ky vend, ju drejtova juve me fjalët: Çdo gjë e ka një fillim. Çdo gjë fillon me një ëndërr.

Ju thash që të gjithë ne i kemi ëndrrat tona, për fëmijët tanë, për vetën tonë, për vendin.

Besoj ju kujtohet kur theksova që, ne, shqiptarët, kemi ëndërruar për liri, për barazi.

Liria dhe barazia nuk vijnë lehtë, kërkojnë shumë sakrificë dhe përkushtim, por edhe besim, besim që qëllimi do të arrihet.

Më pyetën, a vërtetë besoni që do të bëhet, thash jo vetëm që besoj, por edhe do të bëhet.

Ashtu besoja edhe në Marrëveshjen e Ohrit. Edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar. Besoja që do të bëhemi pjesë e NATOsë dhe që do të hapim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Besoj edhe që shpejtë do të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, sepse Shtetet e Bashkuara të Europës është ideali im dhe për këtë punoj çdo ditë.

E nesër vëllezër e motra, nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së veriut.

Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet.

Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane.

Jam mirënjohës që na besuat, u rreshtuat pas ëndrrës tonë dhe që ky besim i juaji, kjo mbështetje e juaja po shpërblehet nesër, edhe me një premtim të mbajtur, edhe me një punë të kryer, edhe me një ëndërr të realizuar.

Uroj të gjithë qytetarët tanë për këtë të arritur dhe jam i sigurt që vendi ynë po bëhet edhe më i fortë, edhe më i barabartë edhe më i bashkuar.

Por, këtu nuk është fundi, ky është vetëm fillimi, kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ëndrra për të realizuar.

Sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë.

Edhe para katër viteve, por edhe gjithmonë, kam thënë që ne kemi ditur se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare.

Cfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh.

A duam t’ju lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni Europiane a po një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqë a po konflikt, përparim a po vend numëro?

Pikërisht për këtë, duhet të bëhemi bashkë!

Këto procese janë më të mëdha se secili prej nesh, por është në duart tona që të ndërtojmë ura dhe ta shtrojmë rrugën për realizimin e ëndrrave.

Përsëri, ta mbjellim të ardhmën sot, që gjeneratat e ardhshme ta korrin suksesin.

Kur jemi bashkë, jemi shumë të fuqishëm.

Kryeministrin e parë shqiptar e bëmë bashkë, ta bëjmë edhe Maqedoninë Europiane bashkë, duke besuar se ëndrrat realizohen po që se besoni dhe punoni.

Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments