Friday, March 24, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniNesër dhe pasnesër mund të nxjerrni letërnjoftime pa termin

Nesër dhe pasnesër mund të nxjerrni letërnjoftime pa termin

Gjitha departamentet për punë administrative të MPB-së do të punojnë edhe më 28 dhe 29 tetor, me qëllim që qytetarët që nuk posedojnë të mund të marrin letërnjoftime dhe të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale (29 tetor). Gjitha kërkesat e për dhënin e letërnjoftimit (e dëmtuar, e humbur ose e vjedhur) me procedurë ligjore do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet për punë administrative. Siç njoftojnë nga MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas aplikimit për letërnjoftim, Departamenti për Informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë në sektorin kompetent. Në ditën e zgjedhjeve (29 tetor) Departamenti për Punë Administrative do të punojë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve, edhe atë prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments