Kengetarja Altuna Sejdiu shkruan para pak minutash ne profilin e saj:
“I vogli me t’voglin i madhi me të madhin” – është porosia ime ndaj dy organizatoreve anonime që mendojnë të bëjnë një të ashtuquajtur event “Zlatna Mravka” (Milingona e Artë).
Më vjen keq që këto dy zonja nuk kanë lidhje as me “E” për një event të tillë, por që duke keqpërdorur emra të artistëve të mëdhenj dëshirojnë të bëhen “të mëdha”… U befasova kur e pashë emrin tim në nominimet e pakrypura të këtij eventi dhe jo vetëm timin!Ju falënderoj që edhe sivjet u kujtuat për “mua”, projektet dhe sukseset e mia! Por, edhe përkundër “kujdesit” të jashtzakonshëm që keni treguar, insistoj që emri im me urgjencë të hiqet nga nominimi, sepse është bërë pa marrë pëlqim nga unë.
Kërkoj me urgjencë nga këto zonja që të mos bëjnë marketing me emrin tim, karrierën time dhe fansat e mi, për çka si kompenzim ju propozoj të nominojnë veten e tyre se vetëm për vete kanë të drejt të bëjnë çka të duan. Stop manipulimeve – ndryshe shihemi në gjyq! Të gjitha projektet muzikore të mia i kam realizuar me vetfinancim dhe të gjitha meritat i kam unë, stafi im dhe publiku që për mua është i shenjt. Duke shpresuar që kërkesa ime do merret parasysh, ju falënderoj paraprakisht-perfundon kengetarja.
(Struga Ekspres)