Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNëna e vetme me vajzën 3-vjeçare! Jeton pa asnjë të ardhur (VIDEO)

Nëna e vetme me vajzën 3-vjeçare! Jeton pa asnjë të ardhur (VIDEO)

“Më ndihmuan njerëz ta bëjë këtë, korridorin e kam bërë, dyer dritare nuk kisha edhe për këtë më ndihmuan, ndërsa tani më nevojitet ndihmë, çfarëdolloj ndihme është e mirëseardhur, dua ta përfundoj korridorin dhe kam nevojë për të bërë një banjë”, tha Sillvana Jovanovska.

Jovanovska jeton është e divorcuar, e për shkak se procedurat e divorcit janë të shtrenjta ajo nuk ka mundësi ta nisë procesin gjyqësor. Kjo është edhe arsyeja psenuk mund të marr ndihmë sociale të cilën e merr burri, shprehet ajo. Në pamundësi për të pasur dikë që të kujdeset për vajzën, Sillvana nuk arrin as të punojë, ndërsa për të çerdhja është e papërballueshme.

“Ndihmë sociale nuk marr unë, burri merr por me atë nuk jetoj. Unë kërkova dhe dua të punojë por nuk ka kush të kujdeset për atë, çfarëdo lloj pune, si pastruese sepse unë nuk jam e arsimuara vetëm filloren kam më shumë pastruese, ndërsa atë nuk ka kush ta ruaj, për çerdhe nuk kam me çka të paguaj”, theksoi Jovanovska.

Ajo nuk e ka afër as familjen për ta ndihmuar. E shpesh thotë se paragjykohet se po gënjen dhe keqpërdor situatën dhe të bijën.

 

 

“Nga familja e burrit askush nuk më ndihmon dhe as nga familja ime, kam baba por është i ndarë nga nëna dhe ato nuk më ndihmojnë nga askush nuk kam ndihmë. Dikush më beson, dikush jo, mendojnë që gënjej mendojnë që nuk më duhet ndihmë për vajzën thonë që nuk është e imja dhe e përdori atë”, pohoi Jovanovska.

E rrezikuar për të ngelur pa rrymë për shkak mos pagesës së faturave, e rrezikuar për të mbetur pa bukë, kjo nënë kërkon ndihmë e çdokujt që është në gjendje të ndihmoj atë dhe ta kthej sadopak buzëqeshjen tek ajo dhe vajza e vogël./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments