Në vendvotimet në të cilat ka më pak se dhjetë votues nuk do të zhvillohet votim. Qytetarët do të votojnë në vendvotimet fqinje më të afërt, e cila nuk duhet të jetë më larg se tre kilometra. Këtë e deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski në hapjen e sotme të seancës të 31-të.
Qytetarët do të informohen nga komisionet komunale të zgjedhjeve ku do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.
“Për shkak të migrimit dhe vdekshmërisë në vend vazhdimisht po zvogëlohet numri i votuesve, dhe kështu ka vende të caktuara votimi ku numri i votuesve është më i vogël se 10, që është minimumi bazë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë situatë, vendvotime të tilla janë 82, në rajonin e 28 komisioneve zgjedhore komunale, edhe atë në komunat e Makedonski Brod Sopishte, Nagoriçan i Vjetër, Veles, Zelenikovë, Koçan, Kratovë, Petrovec, Probishtip, Shën Nikoll, Çashkë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar, Konçe, Negotinë, Novo Sellë, Prilep, Radovish, Manastir, Debarcë, Demir Hisar, Dollnen, Kërçovë, Krushevë, Ohër, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë”, tha Derkoski.
Nga KSHZ-ja theksuan se në çdo proces zgjedhor rritet numri i vendvotimeve në të cilat nuk e përmbushim kushtin minimal ligjor prej dhjetë votuesve që të zbatohet procesi zgjedhor.
Për vëzhgimin e procesit zgjedhor duhet të dorëzohet kërkesë në KSHZ, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, më vonë dhjetë ditë para ditës së votimit. Dita e fundit për parashtrim të kërkesës është 10 prilli.
Deri tani janë parashtruar kërkesa nga Instituti Demokratik i Kosovës për dhjetë akreditime, organizata civile MOST për 1527 akreditime dhe Shoqata e civile CIVIL për 148 akreditime, dhe të njëjtat janë pranuar.
Fletëvotimi do të duket njëjtë si edhe në zgjedhjet paraprake presidenciale, do ta përmbajnë emrin e shtetit dhe kandidatëve nën numër rendor. Për elementet tjera KSHZ-ja do të informojë.