Saturday, March 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë vendkalimet kufitare në Maqedoni nuk ka pritje të gjata për hyrje...

Në vendkalimet kufitare në Maqedoni nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Fillimi i detyrimit ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete nisi nga 15 nëntori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti, pavarësisht nga kushtet atmosferike aktuale.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments