Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë vender të caktuara pritet dalja nga shtrati i Drinit të Zi

Në vender të caktuara pritet dalja nga shtrati i Drinit të Zi

Meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje, posaçërisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, me ç’ka vendi dita e tretë me radhë do të përfshihet nga reshjet e shiut, i cili veçmë ka shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve dhe e vështirësoi komunikacioni në disa akse rrugore.

Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike niveli i ujit të lumenjve në vend mbetet i lartë, dalje lokale nga shtrati janë të mundura në pjesën e epërme nga rrjedha e lumit Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, rreth Plasnicës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës së lumenjve Radikë, Drini i Zi, Sateska dhe Lumi i Zi.

Përmbytje në nënkalimin në lartësi prej një metër është regjistruar dje në komunën e Saraji, te qarkorja Matkë në afërsi të Bis Oilit, njoftoi Qendra Republikane për Menaxhim me Kriza.

Përmbytja është pasojë e shiut dhe defektit të rrjetit ujësjellës të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Në Shkup, niveli i lumit Vradar në stacionin Zajçev dje arriti 168 centimetra.

DPHM rekomandon ndjekje të vëmendshme të situatës dhe lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve dhe fushëgropave të thatat gjatë ditës së sotme.

Reshjet dje ishin më të shpeshta në perëndim, ndërsa përgjatë natës në pjesën lindore të vendit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, informojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”.

Në rrugën magjistrale A2 Mavrovë – Strazhë (dy kilometra para qafës malore) dje kishte shembje të madhe, e cila përkohësisht e vështirësoi komunikacionin.

Në rrugën magjistrale A3 Dellçevë – M. Kamenicë kishte shembje, ndërsa komunikacioni zhvillohet me rikahëzim (15 -20 m), për ç’arsye komunikacioni u zhvillua me vështirës.

Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet drejtim me kujdes i automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments