Në Shqipëri, autoambulanca del nga rruga, vdes pacienti dhe plagoset shoferi

0
6

Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në aksin Fier-Lushnjë në Shqipëri ujë autoambulancë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Nga informacionet e para, mësohet se viktima, ishte pacienti që ndodhej në autoambulancë dhe po transportohej drejt spitalit të Tiranës. Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5