Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë rastin e 66 vjeçares nga Struga që humbi jetën është konfirmuar...

Në rastin e 66 vjeçares nga Struga që humbi jetën është konfirmuar shkelje për mospranimin në Spitalin e Ohrit

Ende zgjatë mbikëqyrja inspektuese në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit ku nuk është pranuar pacientja 66 vjeçare nga Struga, e cila më pas e ka humbur jetën nga koronavirusi. Gjatë ditës së sotme duhet të jetë gati tërë raporti, por ajo që deri më tani e kanë konfirmuar inspektorët është se ka shkelje lidhur me pamundësinë e mbrojtjes shëndetësore të pacientit.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror dhe sanitar Irinka Sotirova sot informoi se ende merren deklarata nga të gjithë ata të cilët kanë punuar atë ditë ose ditën e ardhshme në Klinikën infektive në Ohër.

“Mbikëqyrja inspektuese ende është duke zgjatur, por nga informacionet deri më tani të marra është konfirmuar shkelje lidhur me pamundësinë e mbrojtjes shëndetësore të pacientit, ka të bëjnë me punonjësin shëndetësor i cili ka qenë kujdestar në kohën kur pacientja është sjell në kontroll. Është e saktë se mjeku amë ka dhënë udhëzim. Për të gjitha pyetjet tjera do të përgjigjem dhe do ta informoj ministrin në raportin që do të jetë gati sot sepse ende merren deklarata nga të gjithë ata të cilët kanë punuar atë ditë ose ditën e ardhshme në Spitalin infektiv në Ohër”, ka thënë Sotirova në konferencën për shtyp në Qeveri.

Theksoi se në Repartin infektiv në Ohër punojnë dy specialistë dhe dy specializantë dhe personeli mjekësor dhe se përgjegjësia do të konfirmohet nga ana e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. reparti infektiv, siç tha Sotirova, në këtë moment funksionon.

Pas zbardhjes së këtij rasti, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë fundjavës në konferencë për shtyp e paralajmëroi shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Ohrit. Lëndë hapi edhe Prokuroria Publike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!