Wednesday, September 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela pas vendimit në Hagë: “Fjala e fundit ende nuk është thënë”

Sela pas vendimit në Hagë: “Fjala e fundit ende nuk është thënë”

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si dështim të drejtësisë.

Sela u ka bërë thirrje shqiptarëve që zemërimin ta shndërrojnë në gjykim, qetësi dhe durim, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

“Luftëtarët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe lirinë, ndërsa sakrifica e tyre ishte themeli mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës”, ka shkruar Sela.

Ai ka theksuar se vendimi duhet të pritet me qetësi, pasi, sipas tij, “fjala e fundit akoma s’është thënë”.

Reagimin e tij Sela e ka përmbyllur me mesazhin: “Liria ka emër!”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!