Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Ohër deri në ora 17:00 kanë votuar 44.6 përqind

Në Ohër deri në ora 17:00 kanë votuar 44.6 përqind

Prej 52.273 personave të regjistruar gjegjësisht 52.193 qytetarë të Ohrit me të drejtë vote, deri në orën 17 në votim kanë dalë 23.315 qytetarë ose me përqind 44,6 për qind, kumtoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kliment Kamnaroski.

Sipas KKZ, procesi zgjedhor në Ohër është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ndërsa deri tek komisioni deri më tani nuk kanë arritur informacione për parregullsi.

Qytetarët sot votojnë në zgjedhjet e gjashta presidenciale, ndërsa qytetarët e Ohrit e zgjedhin edhe kryetarin e ri të Komunës. Në Ohër votohet në 88 vendvotime, për njërin prej tre kandidatëve për president të shtetit dhe pesë kandidatë për kryetar komune.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments