Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoninë e Veriut përdorimi i diazepamit dhe lexiliumit kalon shifrat alarmante

Në Maqedoninë e Veriut përdorimi i diazepamit dhe lexiliumit kalon shifrat alarmante

Re cetat më të shpeshta që i kërkojnë qytetarët nga mjekët amë, janë ilaçet që trajtojnë e shëndetit mendor, siç janë diazepami, lexiliumi. Recetat më të shpeshta që i kërkojnë qytetarët nga mjekët amë, janë ilaçet që trajtojnë e shëndetit mendor, siç janë diazepami, lexiliumi etj, të dytët antibiotikët, kurse të fundit janë analgetikët. Kështu thotë për TVM2 mjeku i përgjithshëm Orhan Islami. Ai thotë se këto ilaçe mund të kamuflojnë por jo edhe të shërojnë gjendjen e rënduar shëndetësore. Fton pacientët të ndjekin seanca te psikologu apo psikijatri para përdorimit.

“Sipas mjekëve në RMV, shifrat janë tepër shqetësuese sa i përket përdorimit të barërave të shëndetit nervor, të çrregullimit të panikut dhe ankthit, ky numër është më i madh sesa numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Efektet anësore të këtyre barnave është varësia. Ato nuk e zgjidhin problemin por e kamuflojnë, edhe atë në afat të shkurtër ditor apo mujor. Në vendet e zhvilluara evropiane çdo pacient fillimisht ndjek senaca me psikologun, apo me psikijatër, ndërsa në RMV ky numër është tejet i ulët.”, tha Orhan Islami, mjek.

Mjeku Orhan Islami bën thirrje për kujdes edhe për konsumimin e antibiotikëve.

“Antibiotikët janë një lloj terapie e cila përdoret për trajtime bakteriale e jo virale dhe përdorimi i tepërt i këtyre antibiotikëve është edhe shkaktar i fortë i rezistencës e cila krijohet prej antibiotikëve.Efektet anësore të antibiotikëve janë të mëdha së pari vie te shkatërrim i mikroflorës normale të organizmit, komplikimet e tjera siç janë dijarea, reaksionet alergjike serioze që mund të kërkojnë edhe shtrim në spital.”, tha Islami.

Qytetarët thonë se furrnizimi i barnatoreve me ilaçe nuk mungon. Çdo farmaci ka çmimore të ndryshme, ndërsa qytetarët blejnë ilaçe varësisht nevojës që kanë.

“I përdorim për ndonjë grip, kokëdhimbje e kështu të lehta.”, tha një qytetar.

“Mendoj se janë të furrnizuara, një çmim e ke me një barnatore tjetër çmim në tjetër barnatore, analgina, dijazepama për krejt poullin sedi a do tu dalin dijazepamat.”, u shpreh një qytetar.

“Barnatoret mirë janë të furnizuara, por krejt njerëzit janë të sëmurë prej këtyre problemeve politikave.”, tha një qytetar.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se në RMV, brenda një viti janë përshkruar mbi 2 milion e 400 mijë receta. Mjekët apelojnë për kujdes më të madh gjatë pirjes së ilaçeve, sepse çdo sëmundje kërkon trajtimin e duhur.

TVM2-Maqedoni

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!