Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoni prej sot produktet ushqimore bazë shiten pa TVSH

Në Maqedoni prej sot produktet ushqimore bazë shiten pa TVSH

Në Maqedoninë e Veriut prej sot produktet ushqimore bazë do të shiten në treg me TVSH zero për qind. Kjo masë qeveritare do të vlejë deri më 31 maj 2022.

Me zero TVSH (Tatim të Vlerës së Shtuar) do të shitet buka, miell tip-400, qumështi, sheqeri i bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera mishi, oriz të bardhë dhe vezë., përcjell INA.

Marketet prej sot do të duhet të rregullojnë aparatin fiskal. Kjo do të thotë se të gjitha pikat e shitjes me pakicë që i shesin këto produkte me pakicë duhet të lëshojnë një faturë fiskale me normë tatimore 0%, pra të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Obligimi ligjor buron nga Ligji për ndryshimin e Ligjit për vlerën e shtuar, i cili parasheh përjashtimin nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Këto masa u ndërmorrën si pasojë e shtrenjtimeve që pasuan pas agresionit rus në Ukrainë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!