Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë Itali vetëm sot vdesin 168 persona nga korona virusi, Austria ua...

Në Itali vetëm sot vdesin 168 persona nga korona virusi, Austria ua mbyll kufirin italianëve

Italia ka njoftuar më shumë se 168 të vdekur nga koronavirusi vetëm këtë të martë, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në mbi 10 mijë.

Shifrat mund të jenë edhe më të larta, nga momenti që mungojnë ende disa të dhëna nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë Austria ka mbyllur kufijtë për këdo që mbërrin nga Italia, pavarësisht se janë të certifikuar si të paprekur nga COVID-19.

Kurse austriakët që po qëndrojnë në Itali, pritet të riatdhesohen dhe të futen në karantinë.

Lajmi për ndalimin u bë i ditur nga Kryeministri Sebastian Kurz. Lëvizja është ndryshe nga hapat e ndjekur nga vendet e tjera anëtare të BE-së për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Nga ana tjetër, në Britani autoritet kanë zbuluar masat e reja, ku përfshihet luftimi i lajmeve të pavërteta dhe disinformimin në rrjetet sociale për koronavirus.

Deri tani COVID-19 ka infektuar 113 255 persona dhe ka vrarë 3 954 persona. Më shumë se 62 mijë janë shëruar.shkruan GE,përcjell Albinfo.ch dhe Struga Ekspres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments