Në Itali kanë vdekur mbi 1 mijë persona nga koronavirusi

0
8

Rritet numri i viktimave në Itali si pasojë e infektimit nga Korona Virusi, ku deri ditën e sotme kanë vdekur mbi një mijë persona.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ka shkuar në 1016 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Itali. Gjatë konferencës për shtyp të bërë nga ministria e shëndetësisë u tha që janë 189 viktima më shumë se dje. Gjithashtu të infektuar janë 12839, 2249 më shumë se dje. Të shëruar janë gjithsej 1258, 213 më shumë se dje.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5