Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdiqni këto këshilla për festat e fundvitit

Ndiqni këto këshilla për festat e fundvitit

Në mënyrë të matur të përdoren pije alkoolike që të mos ketë helmime nga alkooli, rrahje dhe aksidente rrugore, rekomandohet marrje e rregullt e terapisë te të sëmurit kronikë, të kihet kujdes me konsumimin e ushqimit, rekomandon Ndihmë urgjente mjekësore në prag të festimeve për festat e fundvitit.
Posaçërisht apelohet deri te popullata e re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armës së zjarrit për shkak të shmangies së lëndimeve, djegieve dhe pasojave të tjera më të rënda.

Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore me mjekim shtëpiak në përbërje të IPSH “Shtëpia shëndetësore e Shkupit” – Shkup paralajmëron se për festat e Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.
Në natën e Vitit të Ri, Ndihma urgjente mjekësore do të disponojë me 10 ekipe mjekësore dhe tetë ordinanca kujdestare për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielave dhe festave në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Çair”, “Çento”, “Shuto Orizarë”, “Gjorçe Petrov”, “Draçevë”, “Idadija” dhe “Bit Pazar”. Në të njëjtën kohë me kohën e përditshme punuese do të funksionojë edhe njësia për vizitë shtëpiake.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që të mos përdorin kapsolla dhe mjete piroteknike, si dhe armë zjarri gjatë kremtimit të festave, jo vetëm për shkak të sanksioneve të parashikuara ligjore, por edhe për shkak të rreziqeve që paraqesin për sigurinë, shëndetin dhe jetën.

ADVERTISING

inRead invented by Teads
MPB e informoi opinionin se rishitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohet dhe do të dënohet ashpër.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) bën apel për të gjithë pjesëmarrësit në qarkullim që për festat e Vitit të Ri dhe festat e Krishtlindjeve të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të respektojnë sinjalizimin rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe t’i binden rregullave të kufizimit të shpejtësisë.
“Festat janë një kohë për gëzim, kënaqësi dhe miqësi me të dashurit tuaj. Mos lejoni që një aksident të ndodhë që të prishë shpirtin tuaj festiv për ju dhe të dashurit tuaj. Drejtoni automjetin me kujdes dhe me përgjegjësi”, rekomandojnë nga KRSKRR-ja./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments