Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNdërron jetë Rufi Ibrahimi nga Koroshishti, mësuesi dhe humanisti i shquar (FOTO)

Ndërron jetë Rufi Ibrahimi nga Koroshishti, mësuesi dhe humanisti i shquar (FOTO)

Me keqardhje më të madhe ndaj lajmin për ndarje nga jeta të profesorit Rufi Ibraimi nga Koroshishta,një ndër humanistët më të shquar të fshatit tonë dhe më gjërë!
Ruhi Ibrahimi ka lindur më 15.04.1952 në fshatin Koroshishtë. Rrjedhë nga një familje me moral human.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje,shkollën e mesme e kreu në Shkup “Zef Lushmarku” ku e mbaroj me sukses të shkëlqyeshëm,mëtej vazhdoj shkollimin në fakultetin Pedagogjikë të Shkupit ku mbaroj me suksesë në degën Gjeografi-Histori dhe u punësua në shkollën fillore të fshatit Bllacë-Shkup ku punoj dy vite dhe me pas u kthye në vendlindje. Prej viti 1974 punoj në shkollën fillore Zini Hani-Veleshtë gjatë kësaj kohe duke punuar në Veleshtë u regjistrua për të vazhduar studimet të mëtutjeshme në Fakultetin e Prishtinës në degën e Historisë ku dhe mori titullin Profesori i Historisë.
10 vite punoj në shkollën fillore të Veleshtës më pas u transferua në shkollën e Dollogozhdës ku punoj disa vite,për shkaqe ekonimike vendosi të largohet nga vendlindja për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku punojë mbi 30-të vite. Ku përpos vështirësive të shumta në një shtetë të huaj ai ja doli me sukses të kycet në punë të ndryshme fizike për të krijuar të ardhura për familjen,por njëkohësisht nuk i linte mangët dhe aktivitetet e pa numërta në përkrahje të zhvillimit të shoqerisë shqipëtare në Amerikë duke mos lën anash dhe vendlindjen duke ndihmuar në kultur,art dhe sport,duke qën një ndër inciatorët e parë!
Pergjithmonë do jemi mirnjohës per veprat e mira që ka lën mbas,shpresojm që keto vepra të trashëgohen nga brezat e rinj që të kultivohen sa më shumë traditat shqipëtare anë e mbanë botës ku do që gjenden shqipëtarë.
Pergjithmonë do ngelesh në kujtimet tona si një njeri me vlera të larta dhe një mik i jashtëzakonshëm. I paharruar qoftë kujtimi yt! U prehsh në paqe!
Zoti të faltë parajsën dhe ngushëllime familjarve!
Zini Jusufi
Struga Ekspres

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!