/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Ndërron jetë nga koronavirusi Rasim Thaçi-Cima
Shqipëri, Slider

Ndërron jetë nga koronavirusi Rasim Thaçi-Cima

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot pas infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Mjekimi Intensiv, aty ku ishte duke u trajtuar ai.

Drejtori i mjekimit intensiv, Nehat Baftiu, ka thënë për Express, se ai ishte duke u trajtuar për 13 ditë aty dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Së fundmi sipas Baftiu, Cima ishte i intubuar.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv. Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë. Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar ai për Express. /Express/

March 26, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres