Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë hafëzi i mirënjohur në trojet shqiptare dhe më gjërë nga Likova Hafëz Bajram Ajeti.
Pas mbarimit të Fakuktetit islamik në Sarajevë Bosnje-Hercegovinë me noten më të lartë Hfz Bajram Ajeti në shenjë respekti, për mbarimin e fakultetit e ka kënduar tërë Kuranin para profesorëve të medresesë Gazi Husrev beg prof. të Fakultetit të shkencave islame, nxënësve dhe studentëve.
Hfz Bajram Ajeti më 28.11.1991 në Sarajevë e ka kënduar têrë Kur anin përmendësh në një afat kohor më të shpejt se çdo kush tjetër edhe ate, për 7 orë e 23 min. Si student në ish republiken Jugoslave.
Hfz Bajram Ajeti ishte biri i të ndjerit Hafiz Refik Ajetit që njihet si mësues më i mirë I Kuranit në trevat tona.
Hfz Bajrami ishte magjistër i drejtimit” Mënyrat e leximit të Kur anit” dhe në shtatorë të këtij viti mbroi temën e Doktoraturës ”Dhjetë mënyrat e leximit të Kur anit të sures Ali Imran dhe sures NIsaë” pranë Universitetit INTERNACIONAL NOVI PAZAR SERBI. Ai ishte ligjerues në Universitetin INTERNACIONAL NOVI PAZAR SERBIA ,dhe me hapjen e Disperzimit të këtij Universiteti në Preshevë ishte caktuar ligjerues po në këtë Universitet.
Mr.sc Bajram Ajeti ishte edhe anëtarë i komisionit në Ligën botërore të Kur’ani kerimit, si dhe imam në Xhaminë e Epërme të Likovës. Redaksia Rubrika.mk