Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëNdërron jetë Enea Zhegu, “Tomka”/ Aktori i personazhit ikonik të filmave për...

Ndërron jetë Enea Zhegu, “Tomka”/ Aktori i personazhit ikonik të filmave për fëmijë

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur, Enea Zhegu. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale. Zhegu vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u larguar nga kjo botë.
Aktori Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj, filma që nuk do të harrohen kurrë nga shqiptarët.

Aktori i njohur i skenës shqiptare do ti mungojë artëdashësve. Një humbje shumë e madhe për kinematografinë shqiptare.

Ene Zheku lindi më 9 korrik 1964 dhe kishte mbaruar studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor.Ai e filloi veprimtarinë e tij në filmin shqiptar që në moshë 12-vjeçare, duke u angazhuar nga regjisori i mirënjohur Dhimiter Anagnosti, për të interpretuar në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976, ku interpretoi me shumë sukses rolin e Lelos.

Një vit me pas, 1977 spikati me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe veçanërisht shkëlqeu me atë të Tomkës në “Tomka dhe shokët e tij”, rol i cili e bëri të njohur dhe e identifikonte tek artedashësit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments