-EDHE VARRET NA NGELEN JASHTA TROJEVE SHQIPTARE !-
Sot në Malme të Suedisë, lamtumira e fundit për Ditlind Zhuta !
– Gyrbeti thuhet se ka buken me shtat kore. Diti; siç e thirrnim shkurt u largua nga vendlindja -Veleshtë e Strugës në moshë fare të re ( 17 vjeçe ). Dëshira për një jetë më dinjitoze, bëri varg shpërnguljesh në gjirin e Tij familjar, sot mbi 20 familje.
Edhe pse larg, Diti shpesh rrëfehej për ëndrrimet e tija në Veleshtë. Për dëshirën e madhe se do kthehej në vatër.
Një sëmundje e rëndë,shpejt rrënoi etjen dhe planet e Tija duke lënë atje 3 fëmijët e vegjël, bashkëshorten, Nënen vëllezërit e çdo gjë.
Diti ishte një atdhedashës dhe aktivist i dalluar i diaspores. Është një nga themeluesit e SHKA “Shpresa” të Veleshtës dhe njeriu që mbajti kontakte të shumta me eminentë të fushës së artit muzikor si me Shpëtim Shpetim Saracin Alfred Kacinarin,Tomor Berishën, dhe shum yje tjera të estradës shqiptare.
– Ditlind Zhuta, u prehsh në qetsi në dheun e largët edhepse e di që këte nuk do e kesh !
Radio Rrapi