Wednesday, May 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNaser Zyberi: Mund të bëhem kryeministri i parë shqiptar

Naser Zyberi: Mund të bëhem kryeministri i parë shqiptar

Ëndrra e Naser Zyberit për t’u bërë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut akoma nuk është shuar. Ai është i bindur se marrëveshja për koalicionim mes LSDM-së dhe BDI-së do të zbatohet në tre muajt e fundit të qeverisjes. Në Programin200 me gazetaren Semra Musain, që transmetohet sonte në ora 22:00 në Alsat, Zyberi për herë të parë ka zbuluar se me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, e ka hapur sërish këtë temë dhe se është në dorë të Zyberit nëse do ta pranojë postin e të parit të qeverisë apo jo. Zyberi gjithashtu tha se ka pasur edhe ofertë të jetë zv/kryeministër i parë post që tani e mban Artan Grubi.

“Ja unë po e shfrytëzoj rastin që shikuesit tuaj për herë të parë t’i njoftoj se nga bisedat e fundit në këtë temë me kryetarin Ahmeti jemi marr vesh që në momentin e dhënë kur kjo çështje do të jetë në rend dite të ulemi që të bisedojmë sërish dhe bashkërisht të vlerësojmë çfarë është më mirë për qytetarët në rend të parë…Për hir të realitetit, lideri, kryetari i BDI-së m’i ka ofruar të gjitha opsionet.

Çfarë opsionesh ju u ofroi?

Në kuptimin e zëvendës kryeministrit të parë të qeverisë, ministër Drejtësie dhe poste të tjera…”, deklaroi Naser Zyberi, Avokat i Popullit. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments