“Sot, në vitin 1960, lindi më i madhi. Gëzuar ditëlindjen, Diego! Forza Napoli! ”.
Me këto fjalë të shkurtra, por domethënëse, të shoqëruara me një foto me fanellën e kaltër, Napoli kujtoi Maradonën, i cili sot do të mbushte 61 vjeç, pasi kishte lindur më 30 tetor 1960.
“Pibe de Oro”, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar për shkak të një ataku kardiak (por hetimet janë ende të hapura për vdekjen e tij për të konstatuar ndonjë mangësi), mbetet gjithmonë i gjallë në kujtesën e qytetit dhe të mbështetësit e Napolit si dhe ata të Argjentinës.