Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMuslimani dhe Viti i Ri

Muslimani dhe Viti i Ri

Hamdin ia kushtojmë Allahut për mirësit që na i ka dhuruar, të cilat nuk numërohen dot; Dëshmoj se  nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i cili është i vetëm dhe pa ortak dhe dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. E dërgoi Allahu me udhëzim dhe fe te vertet, e bëri  sihariqtar, paralajmërues, thirrës për tek Zoti dhe pishtar ndriçues. O Allah, lavdëroje dhe shpëtoje robin dhe të dërguarin tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, po ashtu edhe të gjithë ata që besuan në kumtesën e tij dhe vepruan me të deri në ditën e gjykimit.
Më lejoni të nderuar vllezër e motra besimtar tu tregoj disa argumente ne lidhje me temën: MUSLIMANI DHE VITI I RI.
ARGUMENTE NGA LIBRI I ALLAHUT.
Allahu ne kuran thotë: Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejt! Në rrugen e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! Fatiha 6.
Pjesa e argumentit nga ky ajet është urdhëri i Allahut për muslimanët që të kërkojnë në çdo namaz të tyre udhëzimin drejt rrugës së atyre që Allahu ju dha mirësi, pejgamberëve,të sinqertëve , shehidëve dhe vepërmirëve. Muslimanët duhet të kërkojnë nga Allahu që t’i largoj nga rruga e atyre me të cilët Allahu është i hidhëruar dhe nga rruga e të humburëve. Ata me të cilët është hidhëruar Allahu janë  çifutët dhe të krishterët, ashtu siç thotë edhe Muhamedi (s.a.v.s) . Çifutët janë ata me të cilët u hidhërua Allahu, ndërsa të krishterët janë të humburit. E kjo pedyshim që përfshin ndalesën e pasimit të tyre dhe të festuarit e festave të tyre është pasim i tyre. Allahu në Kuran thotë: Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fes, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Xhathije 8. Përmes kësaj, Allahu na tregoi se e dërgoi Muhamedin (s.a.v.s) me sheriat dhe e urdhëroi ta pasoj atë, duke na ndaluar ne që të pasojmë rrugët e kota të atyre që nuk kan njohuri. Këtu hyn çdo kush që kundërshton sheriatin e tij, qofshin ata çifutët dhe të krishterët, por edhe të tjerët dhe të  kotat e tyre.
Allahu gjithashtu thotë: As çifutët e as të krishterët kurrë nuk do të jen të kënaqur me ty derisa ta pasosh fen e tyre. Thuaju: Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejt. E nëse pasi të ka ardhur ty everteta shkon pas mendimeve te tyre, nuk ka kushë të të ndihmoj e as të të mbroj nga Allahu. Bekare 120 . Ky ajet ka kërcënime të rrepta për umetin nëse pason  çifutët dhe të krishterët dhe se pasimi i tyre ne festat dhe ahengjet e fes së tyre  padyshim që është pasim i bindjeve të tyre.
Allahu në kuran thotë: Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm. Furkan 72.
Disa nga selefët e kanë komentuar se qëllimi janë festat e femohuesve, ashtu siç ka thënë Ebu Alije, Muxhahidi, Ibn Sirini dhe Rebi ibn Enes e shumë të tjerë, por që është transmetuar edhe nga Ibn Abasi, duke i cilësuar festat e tyre gjëra të rrejshme dhe prezentimin në të si dëshmitarë. Imam Ahmedi ka theksuar se nuk lejohet asesi prezenca në festat e çifutëve dhe të krishterëve,duke u argumentuar po me kët ajet. Pjesë e argumentimit të fjalës së Allahut është se Allahu ka lavdëruar besimtarët të  cilët adhurojnë Allahun e që largohen nga dëshmia në këto festa, qoftë prezantimi, shikimi apo dëgjimi i tyre. Si do të ishte çështja për ata muslimanë që u bashkohen atyre në këto festa?
ARGUMENTET NGA HADITHET E MUHAMEDIT (S.A.V.S).
Abdullah ibn Umer, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, thotë se Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë: Kush i përngjan një populli,ai është prej tij. Ky hadith aludon për ndalesën e përngjasimit në përgjithësi dhe ketu futet edhe kremtimi i festave te tyre,pasi është pjes e veprave të tyre, pjesë e fesë së tyre,logo e fesë të tyre të kot.Enes ibn Maliku, (r.a) thotë: Kur ka hyr Muhamedi (s.a.v.s) ne Medine, ata festonin dy ditë. I pyeti se çfar ishin keto dy ditë dhe i thanë se këto ditë i kishin para Islamit.Muhamedi(s.a.v.s) tha : Allahu ua zëvedësoi këto me dy festa të tjera, festa e Kurbam Bajramit dhe festa e Fitër Bajramit. Pjesa e argumentimit është se Muhamedi (s.a.v.s) nuk i aprovoi ato dy festa të kohës së injorancës,duke mos i lejuar të luanin në ato festa ashtu siç e kishin zakon ata, mirpo u tha se Allahu ua ndërroi me dy festa të tjera. Ndërrimi i diçkaje aludon për largimin e saj qe u ndërrua dhe nuk ka mundësi qe të bashkohet e ndërruara me atë që e ka ndërruar. Kur i pyeti për ato dy festa, iu përgjigjën se ishin dy ditë në të cilat ata festonin nëkohën e injorancës, por fjala Allahu ua ndërroi juve argumenton se ndalesa është bër duke ua zëvendësuar me dy ditë në Islam. Sikur të mos ishte për qëllim ndalesa, atëher zëvendësimi do të ishte i pakuptimët sepse ata legjitimitetin e dy ditëve festive islamike e kan ditur dhe nuk do ti kishin lënë për dy ditë festive të injorancës. Aishja,(r.a) thotë se Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë : O Ebu Bekr ,çdo popull ka festa dhe  kjo është festa jonë. Ky hadith na argumenton se çdo popull ka festa të veçantat të vetat, që i feston vetë, ndërsa muslimanët kanë festat e tyre dhe nuk u bashkohen të tjerët në to. E nëse kan festa tê veçanta çifutët apo të krishterët, ne nuk u bashkohemi atyre. Ebu Seid El Hudriuj transmeton se Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë: Do të pasoni traditat e atyre qe ishin para jush pëllëmb për pëllëmbë, krah pas krahu, saqë sikur ata të kishin ndjekur vrimën e hardhucës, ju edhe në këtë do ti kishit pasuar ata.Ne i thamë:O i Dërguar iAllahut, ke për qëllim çifutët dhe të krishterët? Tha kë tjetër ? Me këtë Muhamedi (s.a.v.s) na  tregoi se umeti i tij do të pasoj rrugën e çifutëve dhe të krishterëve  në shpikjet dhe tekat e tyre, duke i ndjekur ata në çdo çështje që Allahu e ka ndaluar dhe e ka qortuar,mandej do të jenë shumë të kujdesshëm në atë përngjasim, që të jenë indentik me veprat e tyre. Mirpo ky hadith e qorton atë që vepron ashtu  dhe kjo është shenjë nga shenjat e pejgamberllëkut, mrekulli e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s) sepse e ka paralajmëruar këtë gjë dhe ka ndodhur.
Eselamu Alejkum ve rahmetullahi ve berekatehu.
Artan Iljazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments