Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMPB: Sulmuesi i ekipit të gazetarëve të Al Xhazira është arrestuar

MPB: Sulmuesi i ekipit të gazetarëve të Al Xhazira është arrestuar

Në protestën, që mbrëmë e mbajti VMRO-DPMNE opozitare, nga ana e një personi të panjohur, gazetarja Millka Smilevska dhe kameramani Jorde Angelloviq nga mediumi Al Xhazira ishin sulmuar dhe penguar në kryerjen e detyrave të tyre profesionale dhe të gazetarisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se M.S. në orën 18:30, kishte denoncuar se në rrugën “Maqedonia”, ku po zhvillohej protesta, ndërsa ajo ishte e angazhuar me punë si gazetare, përderisa bisedonte me një nga personat të cilët merrnin pjesë në protestë, kishte ardhur A.I. (41) nga Shkupi dhe kishte tundur duart, me çka ia kishte larguar mikrofonin. A.I. është arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë dënimi adekuat.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) dënuan sulmin ndaj ekipit gazetaresk të Al Xhaziras dhe kërkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të sanksionojë sulmuesin për të cilin ekziston video publike nga ngjarja.

“Trajtimi i tillë i gazetarëve në detyrë në terren është i papranueshëm dhe duhet të dënohet ashpër nga MPB-ja sepse, ata theksojnë, dhuna ndaj gazetarëve nuk lejohet në vendet demokratike. Nëse incidentet e tilla tolerohen në të ardhmen ka rrezik që të inkurajohen dhunë të reja më serioze drejtë gazetarëve, ndërsa më këtë në mënyrë shtesë të përkeqësohet siguria e tyre, e drejta e lirisë së shprehjes si dhe e drejta e informimit të qytetarëve”, theksuan nga SHGM dhe SPGPM.

Me dënim doli edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), e cila theksoi se dukuritë e tilla paraqesin rrezikim të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit të publikut.

“Mediave duhet t’u sigurohen kushte për punë profesionale dhe punonjësit medialë në asnjë moment nuk guxojnë të pengohen në kryerjen e detyrave të tyre të punës”, porositi ASHMAA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments