Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMorali, kushti kryesor për ngritjen ose rrënimin e një populli!

Morali, kushti kryesor për ngritjen ose rrënimin e një populli!

Autor-Musa Biba

Morali kushti kryesor për ngritjen ose rrënimin e një populli!

Kemi mësuar se kanë ekzistuar popuj dhe civilizime të ndryshme që sot kanë mbetur në histori si shkak i degjenerimit moral. Nga ana tjetër popuj që kanë qenë të pavlerë por si shkak i ngritjës së vetëdijes dhe moralit kanë marrë frenat e shoqërive në dorë. Pse edhe ne si popull të mos jemi të kësaj kategorie?!
Shkalla më e lartë e shpirtit është e lidhur me jetën e vyrtytshme. Historia, mësuesja e jetës na tregon se njerëzit e mëdhenj shpirtërisht kanë qenë me karakter të pathyeshëm dhe moralisht të përkryer e me vyrtyte të larta. Të kujtojmë Pejgamberët e Zotit: Ibrahimin, Musain, Isain e Mùhamedin a.s. dhe shumë njerëz të tjerë të mirë.
Populli që ka pasur moral në nivel të lartë gjithmonë ka shënuar përparim të dukshëm, ndërsa popujt të cilët janë zhytur në baltën e amoralitetit janë hedhur në vetëshkatrrim.
Historia na tregon për shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorës, qytete të zhytura në kurvëri të tmerrshme, për rënjen e Athinës dhe të Romës. Derisa në Romë dhe Athinë burrat dhe gratë kanë qenë personifikimi i vyrtyteve, këto qytete kanë lulëzuar. Mirëpo kur në jetë filluan të depërtojnë laviret dhe mardhënjet jashtmartesore, kur erdhën në fron Mesalina, Popeja atëherë këta popuj filluan të shkatërrohen.
Mësimet nga Kurani na tregojnë se Zoti nuk lejon vazhdimin e një populli të pamoralshëm që të lulëzoj, por herët a vonë popujt kriminel dhe me moral të ulët i shkatërron.
Allahu thotë në Kuran: “A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas atyre ua shoqëruam të tjerët më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët”- Murselaat 16,17,18.
Nëse duam vazhdimsinë e popullit tonë por jo vetëm si ekzistencial, por një popull që përparon dhe zhvillohet atëherë duhet cdokushi nga ne të fillojmë në përmirsimin e moralit tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!