Shtabi për referendum i Bashkimit Demokratik për Integrim në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Dhomën e Mjekëve të Maqedonisë në Tetovë mbajtën një panel debativ me temë “Sfidat e sistemit shëndetësor drejt integrimit Evropian”.
Shefi i shtabit për referendum të BDI-së, në nivel qendror, Atilla Rexhepi , tha se në tërë vendin organizohet debate të ndryshme me karakter informimi për referendumin dhe një ndër to është edhe organizimi i sotshëm ku është bërë ftesës të gjithë mjekëve që punojnë në vend dhe jashtë shtetit.
“Ne me këtë organizim japim kontribut duke sensibilizuar edhe lobin e mjekëve dhe të shërbimeve shëndetësore ka për qëllim që sa më aktiv të kyçen në periudhën që paraprin që mendojnë se në rast të referendumit të suksesshëm të hapën edhe negociatat me Bashkimin Evropian pasi edhe shëndetësia e ka vendin e vetë aty,” u shpreh kryetari i shtabit për referendum i BDI-së, Atilla Rexhepi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe njëherit ish-Ministër i Shëndetësisë,, para të pranishmëve tha se të enjten fillojnë zyrtarisht procesi i screeningut.
“Është hera e parë që një delegacion prej 50 vetash nga administrata e Maqedonisë të shkojmë në Bruksel ku për dy dit do të na referohet gjithçka që parasheh Komisioni Evropian që ne duhet të transformojmë në legjislacionin tonë. Do të ketë nga të gjitha ministrit përfaqësues ku pastaj do të kthehemi në vend për të parë se ku jemi ne dhe më pas të përcaktojmë zbrastirën që ta kemi më të qartë se ku duhet arrijmë pasi duhet përgatitur planin aksional për të dalur më të përgatitur gjatë negociatave. Ka filluar të krijohet bërthama ekipit negociues ku parashihet të jenë pjesë afër 1000 pjesë e ekipit negociues përfshirë këtu në të gjitha hallkat e zinxhirit negociues përfshirë këtu edhe sektorin e shëndetësisë ,” u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Pjesë e këtij debati ishte edhe ministri i shëndetësisë, Venco Filipovski, ndërsa gjatë diskutimit fjalë rasti patën profesor Doktor Omer Xhemaili nga Tearca kardiokirurg, doktor Florim Cuculi nga Kërcova kardiolog dhe ligjërues në Universitetin e Baselit, doktor Gëzim Rexhepi internist në Zagreb dhe kryetari i bordit në spitalin klinik “Sveti Duh” në Zagreb.