Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMjekët e repartit të transfuziologjisë në Ohër, janë në izolim 14 ditorë

Mjekët e repartit të transfuziologjisë në Ohër, janë në izolim 14 ditorë

Tash disa ditë në karantinë është reparti i transfuziologjisë në spitalin e përgjithshëm të Ohrit, ndërsa të gjithë të punësuarit janë në vetë-izolim. Behët fjalë për disa të punësuar, mjekë dhe personel tjetër mjekësor. Siç mëson Alsat, shkak për këtë se banori i parë i infektuar i me Kovid 19 nga Ohri ka qenë në këtë repart para se të diagnostikohet me virusin, përkatësisht atij i është marrë gjak për analiza.

“Për shkak të mbylljes së repartit të transfuziologjisë në Ohër, të gjitha rastet urgjente për analiza të gjakut dërgohen në Qendrën për dializë në Strugë. Jozyrtarisht, ky repart nuk punon nga e premtja”.

Nga Qendra e Shëndetit Publik nuk tregojnë numrin e saktë të punësuarve që janë në vetë-izolim, por vetëm thanë se kur t’ju kalojë koha e izolimit do të shihet nëse do nevojiten të bëhen analiza dhe kontrollime shtesë. Në takimin e trupit koordinues në Strugë është biseduar edhe për lokacionet e mundshme ku do mund të dërgoheshin pacientët eventual të sëmurë nga Struga. Si lokacione të mundshme përmenden internati i shkollarëve të mesëm dhe disa nga hotelet që nuk punojnë gjatë periudhës së dimrit.

Në seancën e fundit të Këshillit Koordinues lidhur me gjendjen aktuale të shkaktuar nga Kovid 19, vendosi që qytetarët duhet t’i ndjekin udhëzimet, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Vetëdija e qytetarëve në këto momente është shumë e rëndësishme pasi jetojmë afër qyteteve ku ka raste të infektuarve me Kovid 19. Apelojmë për vetëdije dhe përgjegjësi të lartë – thonë nga Komuna e Strugës.

Në rajonin e Ohrit dhe Strugës në izolim janë 549 persona. Prej tyre, 149 janë në Ohër, 137 në Strugë, 99 në Kërçovë dhe 146 në Dibër.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments