Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistria i jep një autoambulancë spitalit të Strugës

Ministria i jep një autoambulancë spitalit të Strugës

Ministri e Shëndetësisë në procedurë të hapur dhe transparente me kursim të madh ka furnizuar 12 automjete për Ndihmë urgjente mjekësore (NUM), prej të cilave gjashtë do t’i takojnë Shtëpisë e shëndetit Shkup, ndërsa nga një do të marrin shërbimet në Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe në Berovë. Do të shpallen konkurse për pranim të infermiereve dhe shpallje për pranim të mjekëve të rinj në NUM.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me zëvendës ministrin e Shëndetësisë Asim Musa dhe drejtorin e Shtëpisë së shëndetit Shkup, Zllate Mehmedoviq morën pjesë në promovimin e automjeteve. Filipçe tha se shërbimi për NUM gjatë periudhës së kaluar ballafaqohet me shumë probleme dhe se janë qasur drejt zgjidhjes së tyre sistematike, ndërsa një nga problemet ka qenë numri i automjeteve.

“Me këto gjashtë automjete tani praktikisht kapaciteti rritet për 100 për qind. Do të thotë shtohen gjashtë në vetëm gjashtë ekzistuese që kanë funksionuar për territorin e Shkupit. Ka edhe mungesë serioze të mjekëve dhe infermiereve, ndërsa në periudhën që vijon do të shpallen konkurse për pranim të infermiereve, ndërsa gjatë javëve të ardhshme do të publikohen shpallje për pranim të mjekëve të rinj të cilët janë licencuar dhe të cilët në këtë moment janë të papunësuar në pajtim me ndryshimin e ri të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilin çdo mjek i cili ka licencë do të marrë vend të garantuar të paguar pune në periudhë prej gjashtë muajve. Në atë mënyrë konsiderueshëm do të plotësohet edhe numri i mjekëve të cilët punojnë në këtë shërbim”, tha Filipçe.
Ky shërbim, tha ai, shkëlqyeshëm u tregua gjatë fatkeqësisë në Llaskarc, ku në kohë rekorde u paraqitën në terren, u dhanë trajtim të duhur të lënduarve dhe transport deri te institucionet adekuate. Ministri tha se beson se me këtë përforcim të kapaciteteve lidhur me automjetet dhe kuadrot që do të pranohen, ky shërbim do të jap performansa edhe më të mira në punën e vet.(koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments