Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMinistria e Kulturës mori iniciativën për ta shkarkuar nga detyra e drejtorit...

Ministria e Kulturës mori iniciativën për ta shkarkuar nga detyra e drejtorit të Ansambit Shtetëror Shqiptar, artisti strugan Fatos Lumani dorëhiqet vet


Të nderuar dashamirë të Artit dhe Kulturës!

-Duke marrë shkas nga një iniciativë të mbërrirë në Ministrinë e Kulturës nga subjekti politik të cilit i takon posti i Ansambit Shtetëror Shqiptar, Ministria e Kulturës së RMV-së, ka marrë iniciativë për shkarkimin tim nga posti i drejtorit të Ansamblit Shtetëror Shqiptar.
-Duke dashur të shkurtoj procedurat e shkarkimit tim, jap dorëheqje nga ky post.

Në tekstin e mëposhtëm me vija të shkurtra përmbledh disa nga punët të cilat janë realizuar në mandatin tim një vjeçar:

Raport mbi aktivitetet e deritanishme të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 24 paragrafit 1 të Ligjit për Kulturë, ka miratuar Vendimin nr.44-2705/1 nga 06.03.2018, për themelimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe ky institucion do të merret dhe do të afirmojë vlerat e folklorit shqiptar, traditën dhe kulturën, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, si edhe do të nxisë rininë që të kultivojë dhe të praktikojë folklorin.
• Vendimi për themelimin e Ansamblit me nr.44-2705/1 të datës 06.03.2018;
• Shkresën nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 12.03.2018.

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5230/1 nga 27.04.2018, me të cilën ka emëruar kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Ansamblit.
• Vendim për emërim të anëtarëve të Bordit Drejtues, nr.43-5230/1 ,27.04.2018;

Gjithashtu, Ministria e Kulturës ka emëruar si ushtrues detyre Fatos Lumanin, me mandat deri në konstituimin e institucionit nacional.
• Vendim për emërim të Drejtorit të institucionit nacional Fatos Lumani, 43-4474/1, 18.04.2018;

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 pika 1 të ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5885/1 të datës 07.05.2018 për emërimin e anëtarit të Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës.

• Vendim për emërim të Mustafa Imerit si anëtar i Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës, 43-5885/1 të datës 07.05.2018.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, si një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës – në kategorinë e institucionit nacional, duke ndjekur procedurën ligjore, ka pregatitur tekstin e konsoliduar të Statutit me shkresë përcjellëse në datë 11.05.2018 është dërguar në Ministrinë e kulturës për të marrë Vendimin për dhënie të pëlqimit.
• Statuti i Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, 11.06.2018.
• Shkresë përcjellëse nga Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup drejtuar Ministrisë, data 11.05.2018;

Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, është marrë në datën 18.06.2018 me nr.52-6578/4.
• Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, me nr.52-6578/4, 18.06.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 18.06.2018;

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe për të finalizuar procedurën e regjistrimit pranë Regjistrit Qendror të R.M, ka hasur në nevojën për paraqitjen e adresës së selisë, përkatësisht hapësirë afariste, e cila do të jetë edhe selia zyrtare e institucionit, ku do të realizojë veprimtarinë dhe të gjithë aktivitetet përkatëse të parashikuara me Statutin e institucionit.
Për shkak se Ansambli ka përjetuar probleme në procedurën e regjistrimit në Rregjistrin Qendror dhe adresa e paraqitur “rr.Xhon Kenedi nr. bb Shkup” nuk është pranuar nga sistemi i Regjistrit Qendror, me arsyetim se nuk është në përputhje me Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, busteve dhe tjera.
Për këtë qëllim jemi drejtuar dhe kemi parashtruar kërkesë pranë Komunës së Çairit, që të na mundësojë një zyrë ose hapësirë në kuadër të objektit të Komunës, ku formalisht do të jetë e vendosur selia e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe.
• Kërkesë drejtuar Komunës së Çairit , 28.06.2018;
Përgjigje e kërkesës me nr.26-1421/2 të 28.06.2018 përfshin një pjesë ku thuhet se Komuna merr përsipër që të nënshkruaj një parakontratë, ku do t’i përcaktojë hollësisht kushtet e palëve nënshkruese, deri në momentin që do të nënshkruhet Kontrata kryesore për shfrytëzimin e hapësirës afariste.
• Përgjigje kërkesës nr.26-142/2 04.07.2018;
Deri në ditën e sotme, Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe nuk ka nënshkruar Parakontratë, e as Kontratë lidhur me shkresën në fjalë.
Përmes korespodencës telefonike nga Komuna kemi qënë të informuar që kemi të drejtë të shfrytëzojmë adresën aktuale të komunës, respektivisht “rr.Bulevar Hristijan Todorovski Karposh Çair nr.5” dhe në ndërkohë do të nënshkruhej parakontrata, kurse pas regjistrimit formal edhe kontata për shfrytëzim të hapësirave afariste.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me këmbëngulje ka vazhduar t’i ndërmarrë hapat e rradhës dhe ka bërë të pamundurën për të arritur qëllimin final. Andaj ka pregaditur dokumentacionin e kërkuar dhe me korespodencë zyrtare është ngritur procedura për ndryshim të Vendimit për themelim dhe kerkesë për dhënie të pëlqimit për ndryshim të Statutit.
• Shkresa për ndryshim të statutit me dokumentet përcjellëse me datë pranimi nga Ministria e Kulturës më 05.07.2018;
Pritja në heshtje, për procedurën e ndërmarrë është përfunduar në muajin Shtator, ku dhe Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me korespodnecë oficiale është informuar për epilogun e kërkësës tonë.

• Vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelim të ansamblit , 29.08.2018 nr.44-7228/1;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 52-1207/1 të datës 06.09.2018;
• Vendim për dhënie të pëlqimit për Vendimin për ndryshim të Statutit nr.52-10249/1 të datës 06.09.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit për pëlqim të Statutit nr.10249/2 06.09.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, pas kompletimit të dokumentacionit ka parashturar kërkesë për regjistrim pranë Regjistrit Qendror në 07.09.2018 dhe është miratuar ne datën 24.09.2018.
• Ekstrakt nga Rregjistri Qendror;

Në fillim të punës së Ansamblit Drejtori refuzoi kategorikisht objektin e Partizanit, duke e cilësuar që nuk ka kushte dhe në të njëjtën kohë si hapësirë jo e denjë për një institucion reprezent të tillë. Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër ate se ku në realitet do te jenë të vendosura hapësirat afariste të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, Drejtori me shkresë ka kërkuar nga Ministria e mbrojtjes që të vendosen në Shtëpinë e Armatës.

• Shkresë drejtuar Ministrisë për mbrojtje nr.09-5754/1, 25.09.2018;

Lidhur me këtë shkresë Ministria e Mbrojtjes, me korespodencë zyrtare ka informuar Ansamblin se nuk kanë hapësira të lira, të cilat mund t’i shfrytëzojë ansambli.
Minsitria e Kulturës, duke vepruar në bazë të Vendimit për themelim të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, dhe duke ndjekur procedurat për emërim të Drejtorit të institucionit, Ministria ka hapur Konkurs për emërim, por i njëjti është përfunduar pa epilog me shpjegim se nuk ka kandindat që i plotëson kushtet (edhe pse të gjitha kushtet u plotësuan nga ana e Drejtorit F.Lumani për mandat 4 vjeçar).
Përsëri Ministria e Kulturës me Vendim ka emëruar përsëri Fatos Lumanin si ushtrues detyre në afat prej 6 muaj duke filluar nga data 27.09.2018.
• Vendim për emërim të Fatos Lumanit si ushtrues detyre Drejtor i Ansamblit nr.3-11121/1 te datës 27.09.2018.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe edhe një herë me shkresë zyrtare është drejtuar tek Komuna e Çairit për të kërkuar hapësira afariste dhe për nënshkrim të Kontratës së paralajmëruar nga vetë Komuna.
Shkresa drejtuar komunës së Çairit të datës 09.10.2018.
Drejtori i Ansamblit, ne bazë të Statutit ka pregatitur Aktin për sistematizim dhe përshkrim te vendeve të punës dhe të njëjtën e ka dorëzuar tek Bordi Drejtues për miratim.
Për punën në fjalë është kërkuar nga Minstria e Informatikës miratim, i cili është marrë në datën 20.11.2018.(pelqim i Ministrisë për Informatikë si dhe mendimi pozitiv për planin e punësimeve).
Drejtori I Ansamblit ka përpiluar Propozim planin për punesim për vitin 2019 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në ministritë përkatese për të hyrë në procedurë.
Pasi u kryen te gjitha procedurat, morrëm pëlqim nga Ministria e Financave vetëm shumë më pak se gjysma e punësimeve të kërkuara dhe të miratuara me konkluzë Qeverie. Për të qënë situata dhe më absurde, pëlqimi për punësimin Ministria e Financave e lëshojnë ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale (qëllimshëm apo jo) që Ansambli mos të ketë kohë që të shpallë konkurs pranimi të anëtarëve të rinj.

Drejtori i institucionit për shkak se akoma nuk ka punëtor me marrëdhënie të rregullt pune, është drejtuar në Ministrinë e Kulturës për të marrë miratim për angazhim të 10 përsonave me kontratë në vepër.
Miratimi është marrë në datën 09.01.2019.

Drejtori i Ansamblit me shkresë zyrtare eshte drejtuar deri tek Ministria e Kulturës dhe Qeveria (përsëri) e RM-së, me kerkesë për te shfrytëzuar objektin e Armates se RM ose objektin e Filharmonise te RM.
Bashkangjitur:
Kerkese drejtuar Ministrisë së Kulturës 14.01.2019
Kërkesë drejtuar Qeverisë më datë 14.01.2019.
Për keto shkresa fillimisht u morr përgjigje negative dhe pas një insistimi të madh (për të tretën herë), u lejuan hapësira në objektin e RTV-m dhe Salla e Shtëpisë së Armatës në Shkup, e cila do të përdoret për prova dhe për koncerte nga ana e Ansamblit. Kjo ishte dhe fitore e madhe për institucionin tonë, pasi që institucioni jonë do ketë më ne fund në shfrytëzim sallë për prova dhe koncerte.

BUXHETI I MIRATUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS
Ansambli shteteror I Këngëve dhe valleve shqipe në RM Shkup, edhe pse prej dites së regjistrimit ka patur në dispozicion vetëm 4 muaj, ka pregatitur Planin vjetor për punë për 2018 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës për miratim.
Bashkangjitur: Programa e punësimeve dhe Plani financiar për 2018, me shkresë përcjellëse me datë pranimi në Ministrinë e Kulturës 6.10.2018.
Ministria e Kulturës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 13.195.000 denarë, eshte lidhur kontrata për finasim te Institucijonit nga Ministria, me vlerën e lartëpërmendur në datën 23.11.2018.
Bashkangjitur: Kontrata nr. 17-11727/15 te 23.11.2018.

PROKURIME PUBLIKE TE REALIZUARA (Tenderimet)
Bazuar në Kontratën dhe në kuadër të Ligjit për kulturë, Ansambli ka hapur procedurë për prokurime publike dhe ate si në vijim:

Për pajisje me dy lloje të veshjeve tradicionale. Ky projekt eshte I realizuar në tërësi.
Për paisje me mjete për zërim,mikseta, mikrofon e tjera. Proekti i realizuar në tërësi.
Për paisje me 8 kompjutere, 2 laptop, tablet dhe nje fotoaparat. Proekt I realizuar ne teresi.
Për paisje me instrumete. Ky proekt nuk është i realizuar, për shkak se nuk ka pasur asnjë ofertë, pasi vlera e instrumeteve në tërësi ka qenë më e lartë se vlera e ofruar.
PROJEKTE TE REALIZURA
1.Ansambli ka realizuar me sukses proektin për Gala koncertin e 28 Nentorit. Për këtë proekt kanë qënë të angazhuar Solistë, Orkestra së bashku me Shkëlzen Dolin, valltarë, janë punuar 2 koereografi, dhe është pregaditur material propagandues.

2.Ansambli ka parashtruar kërkesë për punësim me kontratë në vepër të 7 personave. Për kete qëllim kanë qenë të angazhuar 7 persona me kontratë në vepër .
3.Me Planin për punë për 2019 janë të parashikuara një numër I madh I projekteve, ndër të cilat: organizim I kocerteve në Maqedoni dhe jashtë shtetit, kompletimi I një studioje të sofistikuar, paisje me instrumete, veshje, investime të shumëllojta për mbarëvajtjen e punës në institucion.
Sa I përket Planit vjetor për 2018, mund te vlersohet se eshte realizuar në tërësi, duke marrë parasysh se kemi patur në dispozicion vetëm tremujorin e fundit të vitit 2018.

AKTIVITETE TË REALIZUARA PËR TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2019

Nga Ministria e finanacave është marrë përgjigje pozitive për punesimin e 37 pesonave për të cilat janë sigururar mjete finaciare.
Bashkangjitur : Shkresa e ministrisë për Kulturë 18-1138/4 data 07.02.2019;
Është dorëzuar Programi vjetor për punë të Ansamblit për vitin 2019; për Programën vjetore akoma nuk ka vendim final për nënshkrim të kontratës;
Ansambli është drejtuar edhe në Qeveri për sigurimin e objektit në Shtëpinë e Armatës, ku do të jetë i vendosur Ansambli dhe për kete qëllim herën e parë është marrë përgjigje negative nga Ministria e mbrojtjes dhe me vonë, Qeveria në mbledhjen e 125 ka marrë vendim që Ansambli të shfrytëzojë një pjesë të objektit të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, kurse Ministria e mbrojtjes të mundesojë që Ansambli ushtrimet të mund t’i realizojë në Shtëpinë e Armatës.
Ansambli shtetëror ka bërë disa ankesa në lidhje me Konkursin vjetor për finasim te projekteve, ku për nje pjesë të projekteve jemi tërhjekur.
Ansambli shtëteror ka bërë disa ankesa për Programën vjetore të investimeve, për të cilat akoma nuk ka asnjë përgjigje
Gjithashtu, në afat te parashikuar deri në 15.03.2019 . Ansambli ka organizuar mbledhjen e Bordit drejtues, ku janë miratuar vendimet për ndryshim të Statutit për ndryshimin e emrit te Institucionit dhe janë miratuar Llogaria vjetore, Raporti finaciar dhe Raporti i punës për vitin 2018. Ndryshimi i Statutit është realizuar edhe në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pavarsisht obstruksioneve dhe neglizhencën e institucioneve(dhe individëve) të caktuara ne arritëm që Ansamblin ta sjellim deri këtu: NË PRAG TË PRANIMIT TË KUADRIT PROFESIONAL.
Një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të krijuar një institucion ktë mirëfilltë kulturor nga hiçi.
Punët e mira bëhën me miq. Në këtë rrugëtim pata rastin të bindem se në mesin tanë ka njerëz të mirë dhe të ndershëm të cilët me të gjithë energjitë e tyre pa kurfarë interesi më ndihmuan në konstituimin e këtij institucioni.
Falenderoj përzemërsisht Bordin Drejtues, Ansamblet dhe Shoqërite Kulturore-Artistike shqiptare, Afrim Farizin, Avokaten Semra Lamçe Hoxha, Tair Hanin i cili mundësoi marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për nevojat e Ansamblit, Nora Aliti, Gazmend Sejfulin, Qefali Havziun, profesorin Artan F. Ibershimi si dhe mikun tim dhe dashamirin e artit dhe kulturës Shqiptare z.Bejtulla Ademi.
Me respekt Prof.Dr.Fatos Lumani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!