Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistria e Financave i vonon ndihmat sociale

Ministria e Financave i vonon ndihmat sociale

Qytetarët të cilët pranojnë ndihma të kategorive të ndryshme sociale ankohen se këtë muaj në llogaritë e tyre bankare ende nuk kanë mbërritur mjetet financiare të kësaj ndihmë shtetërore.
Ata thonë se disa herë kanë shkuar nëpër qendrat sociale për të pyetur për këta vonesa, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Të anketuarit e ALSAT thanë se presin që ministria e Financave të reagojë në afat sa më të shkurtër kohor.

“Ja sot është data 17 e muajit ende nuk i kemi marrë. Unë ruaj një person invalid. Nga muaji i shtatë e këndej nuk kam marrë këtë ndihmë sociale”.

“Me datën 7 zakonisht e marrim por ja sot 17 shi është, dhjetë ditë vonesë ka. Na thanë nuk e dimë as ne pse janë vonuar”.

“Jo nuk e kemi marrë ende. Zakonisht pas datës 10 i marrim por këtë muaj ende s’na kanë lëshuar para. Do të kërkoja të jetë e rregullt”.

“Me datën 6-7 e marrim zakonisht ndihmën, por këtë muaj janë vonuar.”.

“Është vonuar por do të vijë ndihma. Muajt e kaluar ka qenë deri diku e rregullt, kemi pasur 4-5 ditë vonesa por këtë muaj më shumë ka zgjatur vonesa”.

Nga dikasteri i Financave thonë se gjithçka nga ana e tyre është kryer dhe se pretendimet e tilla të qytetarëve janë të pavërteta. Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që pranojnë ndihma të ndryshme sociale që të drejtohen në ministrinë e Financave.

“Ministria e Financave ka kryer të gjitha obligimet rreth pagesës për të gjitha kategoritë sociale, si : ndihmë sociale, përkujdesje për tjerët, fëmija i tretë dhe të gjitha kategoritë e mbetura. Gjithçka është paguar nga ana e Ministrisë së Financave “, thanë nga Ministria e Financave.

Ndryshe, numri më i madh i ankesave për këtë problematikë ishte nga kategoria “përkujdesje për të tjerët” të cilët pos këtyre vonesave shtuan se përballen me procedura të stërgjatura të rinovimit të dokumentacioneve për marrjen e kësaj ndihme shtetërore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments