Ministri Toshkovski me thirrje për shoferët

0
183

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot u bëri thirrje shoferëve që t’i ndërrojnë patentat dhe t’i marrin të reja, me emrin e ri kushtetues.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Duke folur gjatë një vizite në Departamentin për Personalizim në MPB, ku u promovua makina e re për shtypjen e dokumenteve personale, Toshkovski tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për ndryshimin e patentë shoferit me emrin e ri kushtetues sipas Ligjit për sigurinë në rrugë. Ata duhet të përfitojnë nga periudha e ardhshme dhe të rinovojnë patentë shoferin sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse patentë shoferët e vjetër do të vlejnë deri më 31 dhjetor të këtij viti”, tha Toshkovski.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5