Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëMikrobiologu Lul Raka iu përgjigjet atyre që thonë “Virusi është rrenë, po...

Mikrobiologu Lul Raka iu përgjigjet atyre që thonë “Virusi është rrenë, po na vendosin çipa”

Mikrobiologu, Lul Raka, ka vazhduar thirrjet për parandalim të pandemisë COVID-19 dhe ruajtjes nga kjo.

Ai ka folur për rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Tha se secili prej nesh duhet të vetëdijësohet para se virusi të depërtojë në shtëpitë tona.

Raka foli edhe për personat që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19 dhe për ata që thonë se “ky virus është rrenë dhe veç po bëhet për të na vendosur disa çipa që të na kontrollojnë lëvizjet gjatë gjithë kohës”.

Për këta persona, Lul Raka e ka një përgjigje interesante.

Thotë se “çka i bën ata kaq të rëndësishëm sa t’iu vendosin çipa”.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kerkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë ndër të tjera Raka në emisionin “Shëndeti”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments