Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Nëse Zaev nuk jep dorëheqje, do të votojmë mosbesimin e Qeverisë

Mickoski: Nëse Zaev nuk jep dorëheqje, do të votojmë mosbesimin e Qeverisë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmjen e sotme para Kuvendit konfirmoi se tashmë kanë siguruar shumicë të re parlamentare, shkruan TV21. Mickoski theksoi se fillimisht do të presin dorëheqjen e paralajmëruar të kryeministrit Zaev, ndërkaq nëse kjo nuk ndodhë do të nisen procedurat për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

“Kemi shumicë që do të garantojë që kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM është e kaluar. Presim dorëheqjen e Zaevit që e parlajmëroi, nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të dorëzojmë iniciativë me të cilën do të votohet mosbesimi i Qeverisë që udhëhiqet nga Zaevi dhe LSDM”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski nuk e përjashtoi mundësinë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kemi dy opsione, njëra është të zmadhohet opozita dhe të kemi shumicë të re që do të votojë mosbesim të qeverisë, nëse përsëri e them…nëse nuk taktizon Zoran Zaev me dorëheqjen. Dhe e dyta është që të shkojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski./tv21/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments