Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, mëngjesin e sotëm në orën 05:40 është ndjerë një tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë në zonën epiqendrore Ohër-Strugë, rreth 135 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale ML 3.9 sipas shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Republikës, veçanërisht në Ohër dhe rrethinë, me intensitet prej IV gradësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.













