Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: Në rast zgjedhjesh, fitojmë me mbi 100 mijë vota (VIDEO)

Mickoski: Në rast zgjedhjesh, fitojmë me mbi 100 mijë vota (VIDEO)

Pushteti dhe opozita po zhvillojnë betejë retorike, se kush do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas deklaratës së djeshme të liderit të LSDM-së Zaev, në foltoren e parlamentit se shanset e VMRO-DPMNE-së, janë zero, sot lideri i opozitës Mickovski shprehu bindjen, se do të fitojnë 100 mijë vota më shumë pasi ata do ta rindërtojnë dhe zhvillojnë shtetin. Lideri i opozitës kritikoi se Zaev ka privatizuar procesin e integrimit evropian dhe indirekt përfshiu tërë komunitetin ndërkombëtar për zgjatjen e karrierave politike të disa prej atyre që qeverisin vendin.

Le të inkurajohemi dhe të dalim në zgjedhje menjëherë. Ai që fiton, nëse është ashtu, nëse keni 3 përqind do të thotë se ka më shumë se 55,000 dalim do të fitoni. Le të formojmë një qeveri teknike të shkojmë në zgjedhje, atëherë ai që do të humbet do tia urojë fitoren kundërshtarit. Por, realiteti është 100,000 dallim në favor të VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së, kjo është arsyeja kryesore. Çfarë date, çfarë NATO, e çfarë politikash ekonomike…- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Dje Zaev nga foltorja e Parlamentit, porositi opozitën se zgjedhje do të ketë vitin e ardhshëm edhe atë në gjysmën e dytë të tetorit. Kryeministri kujtoi se në pranverë të vitit të kaluar kishte ofruar zgjedhje të parakohshme, por se VMRO DPMNE nuk kishte pranuar të jetë pjesë e Qeverisë për çështjet e mëdha. Në takimin me gazetarët këto ditë, Zaev përmendi se anketat e partive tregojnë se ata do të fitojnë në zgjedhje me mbi 60.000 vota epërsi.

Dhe tani, nëse pajtohemi për zgjedhje, fitojmë dhe formojmë Qeveri të re, dhe pas një viti e gjysmë sërish duhet të shkojmë në zgjedhje? Jo. Për këtë shtet ekzistojmë dhe punojmë, mandatin e plotë deri në vitin 2020, gjysmën e dytë të tetorit. Në mënyrë të ndershme, ekonomia do të mund të planifikojë, të ec përpara madje çdo amvisëri mund të planifikojë. Sepse shifrat do të jenë më të mira dhe kjo është logjike. Ju e dini këtë, sepse me datë nga BE, vendi- anëtar i NATO-s me parametra të mira ekonomike, gjasat e juaja në zgjedhje janë zero. Gjasat tona janë më të mirë- tha Zoran Zaev.

Debatin për zgjedhjet e parakohshme, pushteti dhe opozita e zhvillojnë në një muaj para takimit të ri të krerëve evropian në tetor, kur do të pritet të shihet nëse Maqedonia do të marrë datë për fillimin e bisedimeve aderuese.

Vesna Vellkova 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments