Metali Alili
“Tung e keni”
Hiç më larg se dje shteti i dy kundërkandidatëve për të parin e R.V. të Maqedonisë dhe shteti i “jonë” na e dëshmoi në vepër atë për të cilën akuzohen në mes veti dy kundërkandidatët se, cili na ka sjellë më shumë dëme Shqiptarëve ose thjesht cili na ka rahur dhe malltretuar më shumë.
Ata akoma pa mos e dënuar aktin e djeshëm
që ndodhi nga ana e institucioneve të këti shteti, ku Gjergj Prekoçajn e dënuan me 1100 euro dhe ndalesë 5 vite për mos të hyrë në Maqedoni, sepse në një event festiv shpalosi flamurin Shqiptarë, flamurin e “zyrtarizuar” në këtë shtet, ata pa pikën e turpit sot përsëri do të kërkojnë votën Shqiptare, thuaj se nuk ndodhi gjë “e kaluar qoftë” hipokrizi e shkuar hipokrizisë.
Habitem me të heshturit Shqiptarë që për rastin e djeshëm nuk e nxjerrin zërin, a nga ana tjetër po na thonë :
Votoni Stevon, votoni për “shtetin e së drejtës”, votoni për “një shoqëri për të gjithë”, votoni për “konceptin”, votoni për NATO dhe EU!
Ju kisha lutur, një herë të vetme reshtohuni me popullin dhe dënoni këtë aktë të shëmtuar, i cili aktë na shëmton edhe neve, një herë të vetme bëhuni të sinqert dhe kërkoni falje këti populli që ju besoi dhe sakrifikoi gjithçka nga vetja.
Në mos më shumë të paktën dënoni aktin e djeshëm, që u dënua Shqiptari pse ngriti flamurin e tij, flamurin tonë, flamurin tuaj, flamurin Shqiptarë!
“Nga turpi juaj, po na turpëroni edhe neve”