Merlina Islami: Policia në Veleshtë ndalon 67 vjeçarin, transportonte dru në mënyrë të paligjshme

0
16
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Më 14.09.2021 në orën 14:00 në rrugën lokale për në fshatin Oktis të Strugës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Veleshtë kryen kontroll në një automjet të tipit “Nissan” me targa të Strugës, i drejtuar nga S.C (67) nga fshati Oktis, tek i cili u zbulua se po transportonte dru zjarri në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacionin e duhur. Automjeti dhe drutë e prera u konfiskuan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore në Strugë. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen paditë e duhura. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami