Wednesday, May 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMerlina Islami: Policia e Strugës në aksion kundër tregëtisë ilegale të mjeteve...

Merlina Islami: Policia e Strugës në aksion kundër tregëtisë ilegale të mjeteve piroteknike

Në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ndërrmer dhe zbaton masa kundër tregtisë iilegale të mjeteve piroteknike, ndërsa Sektori për parandalim filloi me ligjërata edukative-parandaluese dhe prezantime për nxënësit në qendrat e shkollave fillore dhe të mesme. Qëllimi është të evidentohen të gjitha pasojat e dëmshme për shëndetin e njeriut nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe njohja me pasojat ligjore që rrjedhin nga përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike.
Në bazë të Ligjit për mbrojtjen nga substancat shpërthyese, produktet piroteknike janë mjete që përdoren për fishekzjarre, si dhe objektet që përmbajnë përbërës të spërkatur, të cilët me veprimin e eksplozivëve ose përbërësve të tjerë shërbejnë për arritjen e efekteve të zjarrit, tymit, dritës dhe plasjes dhe klasifikohen si lëndë shpërthyese. Mjetet piroteknike, në Ligjin për Mbrojtjen nga Mjetet Piroteknike, cilësohen si lëndë shpërthyese, të cilat mund të tregtohen vetëm nga personat juridikë që janë të regjistruar për këtë veprimtari. Në përputhje me të njëjtin ligj, tregtinë e lëndëve plasëse mund ta kryejnë edhe shoqëritë tregtare që janë të regjistruara për këtë veprimtari në regjistrin qendror dhe kanë miratim për veprimtarinë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kundër të gjithë qytetarëve tek të cilët do të gjinden fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike do të ngrihen paditë e duhura.

SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments