Menduh Thaçi: Shqiptarët të votojnë ose LSDM-në ose PDSH-në

0
16

Shuhen dyshimet për koalicionime mes shqiptarëve. PDSH-ja, e cila përflitej për bashkëpunime me Besën, sot mohoi këtë. Në një deklaratë tejet ekspozuese, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se shqiptarët bëjnë mirë nëse e votojnë PDSH-në dhe nëse nuk e bëjnë këtë atëherë më mirë është ta votojnë LSDM-në drejtpërdrejt, e jo përmes partive të tjera siç janë BDI, BESA, të cilat nuk kanë autonomi politike. Thaçi u shpreh se PDSH-ja nuk është në koalicion me asnjë parti, sepse disa tentime me partitë shqiptare, kanë rezultuar të pasuksesshme. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi komentet i bëri gjatë kuvendit të fundit zgjedhor të degës së Tetovës.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Kemi provuar, por sigurisht kanë dalë të pasuksesshme bisedimet me disa parti shqiptare. Unë sot mesazhin gjeneral që do ta jap këtu do të jetë, shqiptarët, o LSDM-në o PDSH-në, se po votuam këto partitë e tjera është një votë indirekte andaj më mirë është direkt LSDM-në. BDI, BESA dhe të tjerat janë parti që nuk kanë autonomi politike dhe besoj se këtë herë do ketë një përballje elektorale korrekte te shqiptarët mes LSDM-së dhe PDSH-së” tha Menduh Thaçi. Kryetar i PDSH-së “.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5