Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Alia nuk i bën hesap Afrimin, Bilallin dhe Ziadinin

Menduh Thaçi: Alia nuk i bën hesap Afrimin, Bilallin dhe Ziadinin

Menduh Thaçi, lideri i partisë më të vogël parlamentare te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i ka vlerësuar si të paafta partitë opozitare shqiptare që të mundin BDI-në, transmeton Portalb.mk.

“Alia dhe BDI-ja hiq bash hesap nuk i bajn këto afrimat, bilallat edhe ziadinat. Nuk kanë ato forcë dhe potencial si PDSH-ja, me i rezistu BDI-së”, tha Thaçi.

Ai më tutje theksoi se vetëm PDSH mund t’i rezistojë BDI-së, siç i ka rezistuar 17 vjet. Ndërkohë, theksoi se Bilall Kasami dhe grupi i tij kanë dashur që ai të jetë i burgosur.

“Këto muhabetet, se unë jam marrë vesh me LSDM-në që të bëjmë Qeveri, ata eksploduan, mendja i la. Jo, për diçka tjetër, ata menduan se mbeten ne baltë, se ata i ka krijuar LSDM-ja”, deklaroi Menduh Thaçi.

Ndryshe, ASH-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë, Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim paszgjedhor me LSDM-në.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments