Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeOpinionMendi Qyra: Do ta padis Ramiz Merkon për mashtrime dhe shpifje ndaj...

Mendi Qyra: Do ta padis Ramiz Merkon për mashtrime dhe shpifje ndaj meje

– Në një televizion lokal kandidati për kryetar Komune të Strugës, Ramiz Merko, u prononcua duke folur për marrëdhënien e firmës time të ndërtimit “Trim&Lum”.
Si fillim e falenderoj për reklamën pasi amerikanët thonë se nuk ka reklamë të keqe, por duke qënë se emri i firmës mban emrat e bijve të mi Trimit dhe Lumit mund të imagjinoni se sa i shenjtë është ky biznes për mua.
Ramiz, unë nuk lejoj asnjëri e për më tepër ty që të bësh fushatë duke trilluar, mashtruar dhe manipuluar me emrin tim apo të çdo gjëje që më përfaqëson mua.
Ju deklaruat që firma ime ka qënë e vetmja që paska ndërtuar në kohë të Ziadin Selës. Jo! Gaboheni! Unë kohën më të mirë të ndërtimit e kam pasur pikërisht kur keni qënë ju kryetar i Komunës së Strugës,
sepse në kohën tuaj çuditërisht ligjet ishin shumë më pak të rreptë.Ju kujtoj që kam ndërtuar në atë periudhë kur ju bëtë universitetin tuaj si dhuratë për qytetin ku xhepat e varfër të shqiptarëve kanë paguar dhe pagojnë me mijëra euro një diplomë. Dhurata të tilla mos paçim kurrë o Ramiz! Unë për 25 vjet të biznesit tim nuk kam marrë pjesë në ASNJË tender, dhe nëse ju keni prova për të kundërtën unë ju ftoj ta dëshmoni publikisht! Nga ana tjetër ju kujtoj që firma ime i jep gjysëm milioni euro kësaj komunës të cilës doni prapë t’ia merrni frerët!
Ramiz! Ju tashmë jeni në gjëndje të rënduar sepse publikisht ju dinë dhe ju! Ju njohin edhe shqiptarët edhe maqedonasit!
Ramiz! As unë nuk ju votoj! Dhe jo sepse do ndjehesha tradhëtar ndaj etnisë time shqiptare, por mbi të gjitha sepse do ndjehesha tradhëtar ndaj parimeve të mia morale dhe njerëzore!
Ramiz! Ju pasi nuk dukeshit më në Strugë, por kur filloi fushata papritur u shfaqët në rrugët e qytetit, dhe kalonit në një urë të re në mes të lumit Drin, që ndoshta ju nuk e dini por ka qënë pikërisht dhuratë e kësaj firmës “Trim&Lum” që zgjodhët ta lakoni në media. Vazhdo ec Ramiz! Ura është për të gjithë, është edhe për ty!
Si përfundim jam krenar që menaxhoj një biznes të fuqishëm që ndërton, fiton, ndihmon dhe dhuron!
Ky ishte fillimi i një reagim me kontekst moral, për detajet e tjera do të njoftoheni nga avokati im sepse do ngre padi për shpifje ndaj jush!
Me sinqeritet:
Mendi Qyra
President i firmës së ndërtimit “Trim&Lum”
Krenarisht Strugani
Mendi Qyra

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments