Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMehmedi i ASH: Protestat studentore duhet mbështetur, ata që i pengojnë të...

Mehmedi i ASH: Protestat studentore duhet mbështetur, ata që i pengojnë të mbajnë përgjegjësi!

Ai ka vlerësuar se Protesta është një e drejtë e garantuar me të gjitha aktet juridike dhe nga konventat ndërkombëtare, dhe eshte akt i shprehjes se vullnetit te individid subjektit apo te nje organizate. Megjithate Nënkryetari i ASH ka shprehur shqetësimin e tij se ka tendenca qe sistemi nepermjet mekanizmave të tij tenton të abuzojë, ti pengojë apo ti orientojë për qëllime të tjera. Mehmedi gjithashtu ka vlerësuar se studentët me të drejtë duan ta jetësojnë një të Drejtë të tyre dic janë të drejtat studentore, sepse studentët janë kategoria me e vlevshme e shoqërisë dhe duhet të mbështetetn dhe nuk duhet lejuar që dikush të njejton tenton ta pengojnë.

Ai thotë se ata që përpiqen ta pengojnë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ja postimi i plotë i Nënkryetarit të ASH Remzi Mehmedi: “PROTESTA si një akt i njëanshëm i shprehjes së vullnetit të një individi, subjekti apo organizate është një e DREJTË e garantuar me të gjithë aktet juridike dhe politike ndërkombëtare si dhe ata te brendëshme të shteteve që të paktën pretendojnë që janë demokratike. Prandaj çdo tentativë për të penguar apo ndaluar një të të DREJTË të këtillë si vlerë universale e së drejtës duhet gjykuar ashpër.

Në rastin konkret kur flitet për një të drejtë të këtillë të cilën duan ta jetësojnë studentët si një kategori më e vlefshme e një shoqërie duhet mbështetur dhe të gjithë ata që përpiqen të pengojnë të njëjtëtën duhet vënë përpara përgjegjësisë. Sisteme të ndryshme janë mësuar të abuzojnë në vazhdimësi me nocione dhe kategori të ndryshme dhe shumë të vlefshme të shoqërisë, mirëpo abuzimi me studentët është kulmi dhe është e pa tolerueshme”

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments