Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMehaj për policët: Si kalorësit e Skënderbeut shpëtuan atdheun, treguan respekt për...

Mehaj për policët: Si kalorësit e Skënderbeut shpëtuan atdheun, treguan respekt për armikun terrorist

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Mehaj tha se djemtë e Policisë së Kosovës ia zbardhën fytyrën vendit përpara krejt botës dhe treguar vlerën e vërtetë të tyre.

“Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë”, tha Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Mehaj tha se është kritike që Kosova të marrë Programin e Partneritetit për Paqe dhe të bëhet anëtare e NATO-s.

“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë këtyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm”, tha tutje Mehaj

Tutje, ish i pari i Mbrojtjes tha se Fondi i Sigurisë ekziston dhe është për të gjitha institucionet e sigurisë, teksa përmendi edhe dronët Bayraktar.

“Thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen. Shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. Koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm. Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments