Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMe thikë në fyt plaçkitet taksisti

Me thikë në fyt plaçkitet taksisti

Tre djelmosha mbrëmë kanë sulmuar dhe plaçkitur një taksist në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me ç’rast i kanë marrë 9.840 denarë dhe një orë dore.
Siç u theksua në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 02:20 në rrugën “Angel Dinev” në Shkup, në taksi veturën “Mercedes” të drejtuar nga shkupjani V.M kanë hyrë tre meshkuj të moshës prej rreth 20 dhe 25 vjeçarë dhe i kanë thënë shoferit ta niset në drejtim të lagjes Gjorçe Petrov 2. Kur kanë arritur te pompa e benzinës së “Makpetroll”-it ata kanë kërkuar nga taksisti të kthej në të djathtë në rr. “Panajot Ginovski”, ndërsa pastaj kanë qëndruar para një marketi lokal.

Nga policia thonë se e kanë pyetur V.M. sa duhet të paguajnë, por në momentin e ardhshëm personi që është ulur pas shoferit ka nxjerrë thikë dhe ia ka vendosur në fyt me kërcënim serioz për jetën e tij. Me këtë rast, ia kanë kërkuar qarkullimin ditor, ndërsa personi i dytë, që ka qenë i ulur prapa, e ka goditur personin V.M. me grusht në fytyrë, ndërsa personi i tretë i cili ka qenë i ulur para nga xhepi i djathtë ia mori 9.840 denarë, ndërsa nga dora e majtë ia mori orën e dorës të tipit “Kasio Edifis”.

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ndërmerr pasa për gjetjen e autorit.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments